“Nëse beson te objektivat, mund të arrish gjëra të mëdha”

Pak ditë para shortit të Kupës së Botës 2022, trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja foli për faqen zyrtare të FIFA. Kualifikimi në këtë aktivitet është i vështirë, pasi synimi i deklaruar është Euro 2024, por për Reja gjithçka mund të arrihet nëse e beson.

Kemi treguar anën tonë konkurruese. Synimi ynë është që të përmirësohemi gjithmonë e më shumë. Ne duhet të vendosim synimin tonë për kualifikimin dhe ta bëjmë atë ëndrrën tonë, sepse duhet të besosh në objektivat që ke. Nëse kjo skuadër beson dhe ndjek udhëzimet e mia, mund të arrijë gjëra të mëdha. Rruga jonë gjithashtu do të përcaktohet nga shorti, por ëndrrat mund të realizohen”.

Reja tregoi edhe pikat ku futbolli shqiptar duhet të përmirësohet.

Unë kam qenë në shumë ndeshje dhe niveli është i mirë, por taktika është një fushë ku ka vend për përmirësim. Ka shumë për të bërë në lidhje me mentalitetin, planifikimin dhe gjendjen fizike”.

Edoardo Reja mori drejtimin e Shqipërisë në prill të 2019 ku po punon për rinovimin e grupit dhe arriti të ngjisë skuadrën në Divizionin B të Ligës së Kombeve.

Tv Klan