Reja kërkon fitore ndaj Turqisë

Reja kërkon fitore ndaj Turqisë

12:38 06/10/2019

Mavraj, Xhaka e Sadiku jashtë listës 

Turqia është mundësia e fundit për të shpresuar në një kualifikim të dytë në Europian, dhe Edy Reja po e përgatit skuadrën me mentalitet fitues, besim dhe dëshirë për të fituar. Në konferencën e parë për shtyp në përgatitje të kësaj ndeshje që do të luhet më 11 Tetor në transfertë, italiani tha se nuk i intereson barazimi.

“E dimë shumë mirë që është mundësia e  fundit për të shkuar në Europë. Ambienti është gati për të marrë një fitore ndaj Turqisë. Edhe barazimi nuk na intereson. I vetmi objektiv është të bëjmë një ndeshje sa më pozitive për të marrë një rezultat pozitiv, që është fitorja. Turqia edhe me një barazim shkon në Europian”.

Reja shprehu besim tek lojtarët e tij.

“Ne po krijojmë një grup të rëndësishëm dhe mund të marrim rezultate kudo. Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv”.

Në këtë grumbullim mungon Armando Sadiku që në miqësore me turqit dy vite më parë shënoi dy herë. Mungojnë dhe Mavraj e Xhaka dhe trajneri jep arsyet.

“Kam folur me Mavrajn i cili këtë javë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Sadiku në çastet e fundit më ka kërkuar të mos grumbullohet për një problem të rëndësishëm familjar, kjo është e gjitha. Të dy do të kthehen në Kombëtare për raundin tjetër të ndeshjeve. Kam folur edhe me Xhakën dhe jemi sqaruar. Kam preferuar Selahin, pasi dua ta shoh nga afër për perspektivën. Nuk dua të grumbulloj 27 apo 28 futbollistë dhe më pas t’i dërgoj disa në tribunë”.

Edy Reja nuk nguroi edhe njëherë të shprehë dëshirën e tij për vazhdimësi me Kombëtaren Shqiptare. Italiani tha se bashkë me stafin po ndërtojnë një skuadër të së ardhmes.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori