Gjimshiti e pranon: Luajtëm dobët prej fillimit

Disfata e Shqipërisë erdhi për shkak të lodhjes dhe të atij gabimi që solli golin. Këtë tha trajneri Edoardo Reja në konferencën pas ndeshjes me Lituaninë.

Nuk arritëm të luanim dhe të dilnim përpara dhe kjo për meritë të Lituanisë, por te ne ndikoi edhe gjendja fizike. Nuk do të doja të ndryshoja asgjë edhe sikur të riluhej, pasi ky ishte grupi që ndjehej më mirë fizikisht. Humbëm për atë gabim, pasi mund të kishte përfunduar në barazim pa gola”, u shpreh Edoardo Reja.

Për Berat Gjimshitin ishte një paraqitje e dobët e kuqezinjve.

Nuk prisja që do të luanim aq dobët 11 të parët që e nisëm, më mirë ishin ata që hynë në pjesën e dytë”, tha Berat Gjimshiti.

Për Lituaninë kjo fitore në Ligën e Kombeve ishte një frymëmarrje, pasi arrihej në një ndeshje zyrtare pas 4 vitesh.

Jam i gëzuar për këtë fitore kaq të rëndësishme. Lojtarët meritojnë respekt për atë që dhanë në fushë dhe mënyrën se si zbatuan atë që kishim planifikuar. Arritëm një fitore pas një kohe të gjatë dhe të na japë shtysë për ndeshjet e ardhshme”, tha Valdas Urbonas, trajner i Lituanisë.  

Pas 2 ndeshjeve të para, secili ekip në grup ka nga 3 pikë.

Tv Klan