Pas provës së parë serioze dhe që nuk mundi të merrte rezultat në Islandë, Edy Reja do të tentojë të kthejë Shqipërinë në rrugën e fitoreve. Ndaj Moldavisë priten ndryshime veçanërisht në sulm. Italiani pritet t’i besojë nga minuta e parë Uzunit dhe Sadikut.

Mesfusha do të përbëhet nga Hysaj, Xhaka, Abrashi, Kaçe dhe Aliji. Kështu që Basha, Lenjani, Cikalleshi dhe Balaj me shumë mundësi do të mbeten në stol.

Trajneri italian ka patur fare pak kohë për të provuar nëse ky formacion do të jetë efikas gjithsesi ai duhet të bëjë gjithçka edhe brenda 90 minutave për të marrë një fitore ndaj Moldavisë.

Nëse edhe ndeshja e dytë do të rezultojë një sukses i munguar, për kuqezinjtë jo vetëm që do të bëhej i pamundur kualifikimi në Euro 2020, por me gjasë në pak muaj do të ndryshonin sërish trajner, pasi Reja ka firmosur një kontratë vetëm për 6 muaj.

Tv Klan