Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Islandën

Kombëtarja do të nisë të dielën grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës. Trajneri Edy Reja zbuloi edhe emrat e 24 futbollistëve që do të jenë të gatshëm për përballjet që kanë tepër rëndësi për renditjen përfundimtare të Shqipërisë.

Kuqezinjtë kanë mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Rey Manaj e Odise Roshi nuk do të jenë pjesë e ekipit.

Në grup rikthehen Arlind Ajeti, Albi Doka dhe Adrian Bajrami. Reja do të dalë në konferencë të shtunën, ndërsa Kombëtarja do të grumbullohet në Durrës ku do të qëndrojë për disa ditë për të shkuar më pas Izrael ku më 24 Shtator do të luajë me përfaqësuesen vendase.

Takimi i fundit do të jetë më 27 Shtator në stadiumin “Air Albania” ndaj Islandës. Të dy këto ndeshje do të transmetohen në Tv Klan.

Tv Klan