Nuk ka dyshime për vijimin e bashkëpunimit

Edy Reja takoi Presidentin Armand Duka të hënën në selinë e Federatës për të diskutuar për projektin e ri të Kombëtares para se të bëhet zyrtarizimi për marrëveshjen e re. Asnjë dyshim për vijueshmërinë e bashkëpunimit.

“Parimisht nuk kemi ndonjë gjë që na ndan, thjeshtë po hedhim në letër strategjinë për vitin e ardhshëm”, u shpreh Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Nuk ka rëndësi kohëzgjatja e kontratës. Nëse jam mirë mund të vazhdojmë edhe për10 vite. Duhet të programojmë, të shohim dhe rezultatet që do të arrijmë. Mua më intereson projekti dhe këtu ka për të punuar shumë. Presidenti e ka të qartë çfarë duhet bërë”, tha tekniku Reja.

Qëllimi është rritja e nivelit të futbollit shqiptar në të gjitha përfaqësueset dhe natyrisht të tentohet kualifikimi në Botërorin e vitit 2022. Edy Reja bisedoi më herët me trajnerët e përfaqësueseve të moshave.

Tv Klan