Reja: Të provojmë për të arritur vendin e tretë

Posta

Reja: Të provojmë për të arritur vendin e tretë

20:59 13/10/2019

“Duhet të japim maksimumin deri në fund”

Edy Reja nuk e shikon si fundin ndeshjen me Turqinë, po si një vijueshmëri që duhet treguar edhe më tej. Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së hënës me Moldavinë në Kishinjev dhe do të japë maksimumin deri në fund të këtyre kualifikueseve.

“Objektivi ynë, vendi i dytë dhe kjo nëse nuk ndodh ndonjë tërmet ashtu si në Shqipëri, por do të jetë e vështirë, por kemi detyrën që të ta provojmë deri në fund që të arrijmë në vendin e tretë, dhe do ta quaja një arritje, por duhet të bëjmë maksimumin deri në fund.”

Trajneri i Kombëtares tha se janë bërë përmirësime nga ndeshja në ndeshje, duke përsëritur se do t’i pëlqente të qëndronte edhe pas kualifikueseve të Europianit. Reja tha se mund të bëjë ndonjë ndryshim për sfidën e radhës kualifikuese, por i duhet të mendojë deri pak para ndeshjes.

“Unë e mbaj zakonisht grupin, por do të ketë ndonjë ndryshim, pasi ka nga ata të cilët janë lodhur, por ka kohë deri në momentin e nisjes së sfidës.”

Përballja e së hënës me Moldavinë do të jetë e pesta për Shqipërinë, ku kuqezinjtë kanë fituar 3 ndërsa 1 është mbyllur në barazim.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi