Reklama kundër Covid-19, “Patate në Divan” bëhet virale…

Reklama kundër Covid-19, “Patate në Divan” bëhet virale…

07:45 17/11/2020

Me rastet e koronavirusit që janë rritur përsëri në Evropë, vendet kanë filluar të miratojnë masat e tyre unike për të luftuar valën e dytë të virusit, dhe Gjermania nuk është mbrapa.

Një reklamë e realizuar nga qeveria gjermane është bërë virale në internet, reklama vlerëson me humor të rinjtë vendas duke i quajtur “patate në divan”,  ndërsa vendi po lufton me një valë të dytë të koronavirusit.

Reklama e parë e titulluar “#heronjspecial -së bashku kundër koronës”, përshkruan një burrë të moshuar që kthehet prapa në dimrin e vitit 2020.

Ajo mbron parullën, “rri në shtëpi, shpëto jetë”, por ka edhe diçka tjetër që e bënë shumë të veçantë.

Në reklamë, shihet një njeri i moshuar, duke u intervistuar në lidhje me krizën Covid-19  dhe tregon se si ai dha një kontribut për të ndaluar përhapjen e pandemisë duke qëndruar në shtëpi në “dimrin e vitit 2020”, kur ishte një student inxhinierie në moshën  22-vjeçare.

Ai vazhdon duke thënë se ishte “përtacia” e tij që e shpëtoi, në kohën kur “fati”’ i vendit ishte vënë në duart e të rinjve.

Reklama synon të shpërblejë durimin dhe nderon heroizmin e qëndrimit në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo reklamë, ka goditur shumë përdorues të internetit dhe duket se i drejtohet posaçërisht popullatës së re në përpjekje për t’i inkurajuar ata që të tregojnë kujdes. Reklama është aq pozitive dhe u kërkon qytetarëve t’i rezistojnë kërkesës për të dalë nga shtëpia, për një të ardhme më të mirë kolektive.

Gjermania, deri tani ka raportuar më shumë se 12,000 vdekje nga koronavirus./tvklan.al





Të ngjashme