Shofer kamioni, polic, mirëmbajtës çatie, të gjitha punë për burra. Këto janë vendet e punës që sugjerohen më shumë nga reklamat e Facebook, shkruan BBC.

Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (BALC) të martën paraqiti një ankesë në Komisionin e Mundësive të Barabarta të Punësimit (KMBP) që pretendon se sistemi reklamues i Facebook lejon punëdhënësit të planifikojnë reklamat e punës bazuar në gjini, një praktikë që BALC thotë është e paligjshme.

Specifikisht, ankesa i referohet tre grave në Ohajo, Pensilvani dhe Ilinois, të cilat nuk ishin të ekspozuara ndaj reklamave që tradicionalisht janë konsideruar profesione të mbizotëruara nga meshkujt.

Ankesa nxjerr në pah 10 punonjës të ndryshëm që kanë postuar reklama për punë në Facebook, për pozicione të tilla si inxhiner mekanik, mirëmbajtës çatie dhe inxhinier sigurie, por përdorën sistemin e rrjetit social për të kontrolluar se kush e sheh reklamën. Për shembull, njëra nga reklamat u është shfaqur meshkujve nga mosha 25 deri në 35 vjeç, të cilët jetonin pranë Filadelfias në Pensilvani.

Më parë gjatë këtij viti, faqja investigative ProPublica publikoi një mjet që lexuesit mund të përdornin për të mbledhur të dhënat nga reklamat e Facebook që kishin parë dhe për ta dërguar informacionin direkt të ProPublica për ta analizuar.

Duke përdorur këtë metodë, faqja zbuloi se në dhjetëra qytete të SHBA, meshkujt ishin më të ekspozuar ndaj reklamave për punë si shofer në Uber. Ky përfundim u bazua në 91 reklama të vendosura nga dega e rekrutimit të Uberit, vetëm një prej të cilave iu ishte shfaqur specifikisht femrave dhe ku tre prej tyre nuk synonin ndonjë gjini të veçantë.

Facebook tha se ishte duke shqyrtuar ankesën e BALC  dhe se po punonte për të mbrojtur praktikat e tyre.

“Nuk ka vend për diskriminim në Facebook”,

 tha zëdhënësi Joe Osborne. “

Është rreptësisht e ndaluar në politikat tona, dhe gjatë vitit të kaluar, ne kemi forcuar sistemet tona për t’i  mbrojtur nga keqpërdorimi”.

Kompania ka hequr kohët e fundit mbi 5,000 opsione të targetimit për reklamuesit. Masa u nxit nga një padi që akuzonte kompaninë për targetim të paligjshëm të përdoruesve bazuar në racën ose orientimin seksual./tvklan.al