Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Reklamat elektronike zbukurojnë qendrën e Tiranës. Pije të njohura të huaja dhe vendase dhe të tjera produkte tashmë reklamohen në tabela të mëdha elektronike. Të vendosura në tarraca të ndërtesave në qendër të Tiranës këto tabela me reklama përveç reklamimit në një formë të re dhe moderne zbukurojnë qendrën e qytetit.

Në këto ditë në prag të festave, sheshi kryesor i Tiranës, përveç zbukurimeve që ende nuk kanë nisur të premtuara nga ndërmarrjet shtetërore po hijeshohen më shumë nga reklamat e reja elektronike. Reklamat elektronike një mënyrë shumë e njohur në botë nga kompanitë apo produktet e famshme duket se kanë gjetur vendin e tyre tashmë edhe në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj