Rekord 4-mujor infektimesh në Gjermani



Rekord 4-mujor infektimesh në Gjermani

18:20 09/09/2021

Vala e Deltës në kulmin e saj, ashtu si në SHBA, Britani e izrael

Gjermania shënoi një tjetër rekord ditor prej mbi 14 800 infektimesh, që përbën shifrën më të lartë të 4 muajve të fundit. Bëhet fjalë për një tregues që kujton se vala e Deltës ende nuk ka përfunduar nëpër Europë dhe që në Gjermani mund të jetë në mesin e saj.

Por falë vaksinimit që ka prekur mbi 60% të popullsisë, nuk ka rritje të vdekshmërisë. Megjithatë autoritetet shprehin shqetësimin për një numër të lartë të shtruarish në spitale.

Gjermania i shtohet së fundi, listës së vendeve me nivel të përparuar vaksinimi, ku vala e infektimeve vijon të rritet, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe apo Izraelin. Edhe në këto vende po rritet presioni në spitale, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku terapia intensive është pranë ezaurimit të kapaciteteve ashtu si në valën e periudhës Dhjetor- Janar.

Në vende të tjera, si Franca, Italia dhe Rusia, infektimet janë në rënie. Dallim bën Rusia ku për shkak të nivelit jo shumë të lartë të vaksinimit, ka vdekje ditore pranë rekordeve me mbi 780 raste.

Tv Klan








Të ngjashme