Venezueljania Yulima Rojas shkruan historinë dhe merr medalje ari

Pas shumë vitesh pune, atletja venezueljane e kërcimit trehapësh, Julima Rojas më në fund ka arritur të kryer provën fituese që i duhej për të thyer rekordin botëror.

Dy herë kampionia e botës e bëri këtë në skenën më të madhe të mundshme, në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në një stadium të zbrazët dhe pa shumë eufori, Rojas ishte fantastike në kërcimin e saj, duke përshkruar distancën e 15.67 metrave. Një kuotë që tejkalon me 17 centimetra atë të ukraines Kravets vendosur në vitin 1995.

Festa ishte e madhe te Rojas, e cila fitoi medaljen e argjendit në Lojërat e Rio 2016, ndërsa këtë herë gjen forcën dhe kalon pritshmëritë.

Klan News