Shpallet gjendja e emergjencës në Beograd dhe disa qytete

Serbia ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve me 11 raste për një ditë nga COVID-19. Nga testimet, 309 persona janë pozitiv duke e çuar numrin në rreth 15.500.

Gjendje emergjente është shpallur në disa qytete, por kryesori është Beogradi prej nga vijnë mbi 80% e të infektuarve.

Kush nuk mban maska në mjediset e mbyllura gjoba do të jetë 50 Euro, kurse është limituar puna e shumë bizneseve dhe lokaleve. Nëse nuk respektohet, kërcënohet mbyllja e qytetit.

“Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë do të kontrollojnë çdo gjë dhe ata mund të shkruajnë gjoba, kurse policia bashkiake do t’i asistojë”.

Këto masa kanë filluar të zbatohen menjëherë nëpër qendrat tregtare të kryeqytetit serb dhe do të ketë shkurtime oraresh. Por, nëse numri rritet atëherë mund të mbyllet qyteti.

Një lajm për mbylljen e mundshme të konvikteve studentore ka nxjerrë dy herë në rrugë studentët që refuzojnë të largohen para afatit të provimeve. Kurse në internet pas shërimit nga COVID-19 është paraqitur një video me një portret të tenistit serb, Novak Djokovic. /tvklan.al