62-vjeçari vendosi kohën 8 orë, 15 minuta e 15 sekonda

Një ish-marins amerikan 62-vjeçar vendosi rekordin e ri botëror në qëndrimin me bërryla dhe majat e gishtave të këmbëve. George Hood mbajti të njëjtin pozicion për 8 orë, 15 minuta e 15 sekonda, duke shkruar emrin në librin Guinness.

Hood e përmirësoi rekordin e mëparshëm të kinezit Mao Weidong me 14 minuta e 15 sekonda. Ai dëgjoi gjatë kësaj prove të vështirë muzikë rrok që e ndihmonte në përqendrim.

George Hood për të arritur këtë rezultat ka kaluar rreth 2100 orë përgatitje. Pas kësaj arritje 62-vjeçari lajmëroi tërheqjen nga kjo disiplinë. George Hood praktikohej prej vitit 2011. 

Tv Klan