Seriali historik “Ertugrul” vazhdon të thyejë të gjithë rekordet. Me serinë e fundit të transmetuar në Turqi, seriali ka arritur një rekord historik audience.

Sipas statistikave, 34.69 për qind e të gjithë atyre që kanë qenë para televizorit në momentin që trasmetohej “Ertugrul”, kanë ndjekur serialin në ekranin e TRT.

Ky përbën një rekord historik për serialin që më parë kishte thyer të tjerë rekorde shikueshmërie.

Ndërkohë, nuk është vetëm pjesa e re e serialit që është ndjekur jashtëzakonsiht shumë, pasi në vendin e dytë si transmetimi më i ndjekur i ditës është renditur përmbledhja e serisë së kaluar.

Kjo ka gëzuar pa masë ekipin e produksionit, drejtuar nga producenti dhe skenarsiti Mehmet Bozdag, i cili me një postim në rrjetet sociale shkroi: “

Rekord historik nga ‘Ertugrul’. Faleminderit Turqi”

.

Lajmi ka sjellë ngazëllim edhe tek aktorët. Engin Altan Dyzyatan, i cili luan rolin e Ertugrulit në serial, dhe të gjithë aktorët e tjerë, falënderuan shikuesit për rekordin.

“Ertugrul” ka nisur transmetimin e sezonit të 4-rt në Turqi muajin e kaluar, ndërsa së shpejti seritë e reja do të vijnë edhe në ekranin e Televizionit Klan për publikun shqiptar./tvklan.al