Armand Duplantis mahnit përsëri! Atleti suedez përmirësoi për herë të tetë rekordin botëror të kërcimit me shkop, duke arritur 6 metra e 24 cm në Xiamen të Kinës. Kjo është faza e parë e Diamond League të Atletikës.
Rekordi i mëparshëm, ishte 6.23 metra, i vendosur më 17 shtatorin e kaluar në finalet e Diamond League në Eugene të ShBA.
24-vjeçari fitoi garën përpara amerikanit Sam Kendricks (5.82) dhe kinezit Bokai Buang (5.72). Ashtu siç bëri ukrainasi Sergey Bubka në vitet ’80 dhe ’90, Duplantis përmirëson veten nga një centimetër çdo herë.
Rekordin e parë botëror e vendosi në shkurt të 2020-ës, me 6.17 metra në Torun. Suedezi është kthyer në një nga atletët më të vlerësuar të atletikës në katër vitet e fundit, falë personalitetit dhe talentit të tij të pamohueshëm.
Duplantis e ka çuar në një nivel tjetër kërcimin me shkop.
Klan News