Rekord i ri i maratonës

Kenya's Eliud Kipchoge (white jersey) celebrates after busting the mythical two-hour barrier for the marathon on October 12 2019 in Vienna. - Kipchoge holds the men's world record for the distance with a time of 2hr 01min 39sec, which he set in the flat Berlin marathon on September 16, 2018. He tried in May 2017 to break the two-hour barrier, running on the Monza National Autodrome racing circuit in Italy, failing narrowly in 2hr 00min 25sec. (Photo by HERBERT NEUBAUER / APA / AFP) / Austria OUT (Photo by HERBERT NEUBAUER/APA/AFP via Getty Images)
Posta

Rekord i ri i maratonës

22:44 12/10/2019

Koha përmirësohet në Vjenë

42 kilometra për 1 orë 59 minuta e 40 sekonda. Ky është rekordi i ri i maratonës. Keniani Eluid Kipchoge kaloi kështu kufirin mitik prej 2 orësh në maratonën e Vjenës të zhvilluar këtë të shtunë.

Ai e uli kohën e fiksuar më parë prej 2 orësh 1 minutë e 39 sekondash të vendosur prej në Berlin në 2018 në një kompeticion zyrtar.

“Ndjehem mirë, arritja ime sot tregon se të gjithë mund t’ia dalin”, tha ai pas garës.

Gjithsesi kjo arritje nuk do të regjistrohet si rekord botëror pasi nuk ndodhi në një garë zyrtare dhe për arsye se ai përdori taktikën e një skuadre me rotacion për të krijuar mundësi finalistit të shkojë në finish sa më lehtë. Në fakt ai u ndihmua nga një skuadër prej 42 personash të cilët në atletikë quhen pacemaker.

Gjithsesi për këtë arritje Eluid Kipchoge ka marrë mbështetje nga i gjithë globi.

Të vrapojmë të gjithë së bashku ta bëjmë botën më të mirë, ishte mesazhi i tij.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT