Masat e ashpra mbajnë në kontroll përhapjen e Covid-19 në Europë

Pandemia në Shtetet e Bashkuara është tashmë jashtë kontrollit. Shifrat e infektimeve fluturojnë prej 3 ditësh duke thyer rekorde. 24 orëshi i fundit arriti kulmin e ri prej mbi 243 mijë rastesh. Mesatarisht numërohen rreth 1 mijë të vdekur çdo ditë.

Shifra të tilla kanë shtuar presionin në shumë spitale që po punojnë përtej kapaciteteve, teksa çdo ditë shtrohen mbi 60 mijë persona. Ekspertët parashikojnë dyfishim të numrit të viktimave deri Marsin e ardhshëm.

Situata më e rëndë paraqitet në Teksas, Illinios, Ohajo e Kaliforni, teksa ekspertët vijojnë t’ja venë fajin mungesës së masave të ashpra reaguese kundër pandemisë, që administrata Trump i ka shmangur për të reduktuar ndikimin negativ në ekonomi.

Shifrat kanë tendencë rritjeje çdo ditë nëpër Europë, ku dallimin e bën vetëm Franca. Nivelet e infektimeve ditore në këtë vend janë të qëndrueshme dhe duket se karantina kombëtare po jep efekte.

Ndërsa në Itali e Gjermani, shifrat janë pranë rekordeve të vendosura javën e kaluar. Në këto vende po aplikohet karantinë e pjesshme, por nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së karantinave të plota kombëtare.

Tv Klan