Amerikania Koch qëndroi 289 ditë

Astronautja amerikane e NASA-s, Christina Koch vendosi një rekord të ri, përsa i përket qëndrimit në hapësirë pa ndërprerje. Më 28 dhjetor, ajo kaloi ditën e 289 në orbitën e Tokës, në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Ky është rekordi më i gjatë i vendosur nga një grua.

Koç theu rekordin e vendosur më parë nga komandanti në pension i Stacionit, Pegi Uitson, të cilit tani i mbetet rekordi amerikan përsa i përket kohës totale të qëndrimit në hapësirë, me plot 665 ditë.

Amerikania la një tjetër gjurmë në histori në muajin Tetor, si pjesë e ekuipazhit të parë të përbërë vetëm nga femra, së bashku me astronauten Xhesika Meir. Kjo ishte dalja e katërt në hapësirë për Koc.

Astronautja pritet të kthehet në Tokë në muajin Shkurt, kur do të ketë kaluar më shumë se 300 ditë në hapësirë.

Ajo është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Karolinës se Veriut, për inxhinieri elektrike dhe fizike dhe ka një master në inxhinieri elektrike.

Tv Klan