Klosi: 16% turistë më shumë se në Gusht 2018

1 milion turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm përgjatë muajit Gusht. Turisti i 1 miliontë ishte një prej  pjesëtareve të familjes austriake Forster të cilët hynë në Shqipëri nga Porti i Sarandës.

Ata u priten në port nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i cili u dhuroi edhe bluzat e Smile Albania.

Turisti, Rene Forster: Është hera e parë që vij në Shqipëri. Miqtë na treguan se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që duhet ta vizitoni patjetër tani! Na thanë që është një vend i bukur turistik, i qetë, me njerëz të mirë gjithashtu! Ne do të qëndrojmë këtu për 1 javë, me shpresën që do ta shijojmë qëndrimin këtu.

Ministri cilësoi se Gushti ka thyer edhe rekordin e turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë që është tashmë destinacioni më i ri turistik në Europë.

Blendi Klosi: Rastisi që turisti i 1 miliontë për këtë muaj të hyjë në Sarandë ,, duke dëshmuar një moment simbolik në këtë ofertë të re turistike që ka Saranda dhe i gjithë bregdeti shqiptar për vitin 2019. ,,kanë hyrë 1 milionë turistë të huaj vetëm brenda muajit gusht deri në ditën e sotme duke shkuar në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të gushtit të vitit të kaluar.

Kjo shifër rekord për ministrin e Mjedisit dhe Turizmit dëshmon se Shqipëria ka patur një sezon të sukseshem turistik.

Tv Klan