Mbi 15 800 vdekje në 24 orë, shifra të larta në SHBA, Britani, Francë

Rekord i ri i errët global me mbi 15 800 vdekje ditore nga koronavirusi u shënua këtë 24 orësh. Numrin më të lartë e shënuan Shtetet e Bashkuara që arritën një rekord të ri negativ prej mbi 4 400 vdekjesh brenda 24 orëve nga Covid-19. Megjithatë, infektimet ditore në këtë vend janë të qëndrueshme.

Shifra të larta vdekjesh, pranë rekordeve u shënuan edhe në Britaninë e Madhe me mbi 1200 raste dhe Gjermani mbi 1 mijë raste. Qeveria britanike tha se karantina kombëtare ka nisur të japë efekte në mbajtjen nën kontroll të infektimeve me qarkullimin e variantit të ri të Covid-19.

Kryeministri Boris Johnson shpalosi planin për mbajtjen hapur të qendrave të vaksinimit 24-orë pa pushim me qëllim që deri në mesin e Shkurtit të jenë vaksinohen 14 milionë njerëz nga 2 milionë që janë aktualisht.

Gjermania parashikon zgjatjen e afatit të karantinës kombëtare deri në mesin e Shkurtit, teksa aktualisht ka kryer mbi 500 mijë vaksinime. Italia ka një numër më të lartë prej 750 injeksionesh, ndërsa shifrën më të ulët e mban Franca me 190 mijë. Këtë 24-orësh, Franca shënoi mbi 1 mijë vdekje ditore, shifra më e lartë që prej 24 Nëntorit.

Tv Klan