Afrika e Jugut tejkalon shumë shpejt kulmin e valës së Omicron-it
Infektimet ditore prekin një tjetër rekord në Shtetet e Bashkuara me mbi 578 mijë raste. Bëhet fjalë për shifrën më të lartë ditore të pandemisë të arritur nga një vend i vetëm, për gjithë periudhën e pandemisë. Shkak është varianti i ri Omikron që megjithatë, ka ruajtur të njëjtën linjë për numrin e vdekjeve dhe shtrimeve në spitale. Shtetet e Bashkuara nuk i kanë ashpërsuar masat për festat e fundvitit dhe për këtë, ndikim ka edhe imunizimi masiv përmes vaksinave që ka prekur mbi 70% të popullsisë.
Ashtu si vendet e tjera të mëdha europiane, edhe Spanja shënoi rekord pandemik infektimesh gjatë 24-orëve të fundit me mbi 161 mijë raste, një rritje me 62% krahasuar me rekordin e ditës pararendëse. Por edhe në këtë vend shifrat e viktimave nuk kanë pësuar rritje dhe kjo tendencë shihet në gjithë kontinentin, ndonëse shtrimet në spitale po shtohen lehtë.
Ndërsa në Afrikën e Jugut, vendin e origjinës së Omikronit, zyrtarët e shëndetësisë thonë se kulmi i kësaj vale ka kaluar. Sipas tyre, shtrimet në spitale dhe vdekshmëria nuk është rritur. Qeveria lehtësoi masat kufizuese duke e reduktuar me 1 orë shtetrrethimin që tani nis nga mesnata, deri në 4 të mëngjesit.
Tv Klan