Rekord infektimesh në SHBA



Rekord infektimesh në SHBA

14:35 28/06/2020

Të infektuarit nga koronavirusi në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 2.5 milion, me një numër rekord të rasteve të raportuara në shtetet e Floridas dhe Teksasit. 

Këto të fundi për shkak të përhapjes së virusit por rikthehen sërish te masat kufizuese. Mediat amerikane raportojnë se rritja e rasteve të të infektuarve në shtetet jugore vjen pasi bizneset u lejuan të rihapeshin javët e fundit dhe ku masat e sigurisë nuk u respektuan.

Të Shtunën, shteti raportoi 9,585 infeksione koronavirus në 24 orët e fundit nga gati 9,000 që ishte rekordi i mëparshëm. Sipas autoriteteve, rastet e reja  në këtë shtet po vinë në rrije pothuajse çdo ditë që nga mesi i qershorit. Rritja e të infektuarve dhe e viktimave ka bërë që zyrtarët e shtetit të shtrëngojnë sërish kufizimet në biznes, siç bëri Teksasi.

Në Florida janë mbi 132 mijë të infektuar dhe  më shumë se 3,300 njerëz me Covid-19 kanë vdekur. Për shkak të shifrave në rritje Guvernatori i Floridës Ron DeSantis vendosi kufizime të reja, duke porositur baret  në këtë shtet që të ndalonin të shërbejnë alkool në mënyrë që të ulet frekuentimi i tyre nga njerëzit dhe sidomos nga të rinjtë.  Në mbarë botën numri i rasteve me koronavirus i ka kaluar 10 milionë, më shumë se gjysma, pothuajse 5.4 milionë janë të shëruar.

Ndërkohë, numri i vdekjeve të lidhura me virusin është gati 499 mijë. Por sipas mediave të huaja në orët e ardhshme ka të ngjarë të rritet mbi gjysmë milioni.

Në pikun e pandemisë, SHBA u përfshinë nga protesta masive, ku nuk flitej për masa sigurie. Specialistët i tremben një përhapjeje më të madhe të virusit edhe për këtë arsye.

Klan Plus




Të ngjashme