Sulmuesi portugez lojtari më i fyer në Twitter sezonin e shkuar

Cristiano Ronaldo shënon një tjetër rekord. Këtë herë, nuk është një rekord për t’u bërë shumë krenarë. Sipas një studimi të kryer nga Ofcom, rregullatori i telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar, në gjysmën e parë të sezonit të kaluar portugezi ishte objektivi kryesor i fyerjeve në Twitter së bashku me Harry Maguire. 

Dy lojtarët e Manchester United nuk janë të vetmit në ekipin e tyre që janë në shënjestër të tifozëve. Në mesin e 12 lojtarëve, plot 8 futbollistë ishin pjesë e “djajve të kuq”. Mes tyre është edhe Paul Pogba, lojtari i ri i Juventusit është i nënti në këtë renditje të pakëndshme.

Analiza e 2.3 milionë postimeve në Twitter në gjysmën e parë të sezonit të kaluar nga Ofcom zbuloi rreth 60,000 mesazhe fyese, duke prekur shtatë nga dhjetë lojtarët e Premier League. Raporti identifikoi dy pika në frekuencën e cicërimave fyese. 

Fluksi i parë i tyre erdhi më 27 Gusht 2021, kur Ronaldo u bashkua me Manchester United, duke pësuar edhe një boom komentesh, thuajse tre herë më shumë se çdo ditë tjetër e zakonshme. Në 188 mijë komente, thuajse 4 mijë ishin me bazë fyese për Ronaldon. 

Klan News