Të burgosurin në Teksas largojnë trupat e viktimave nga morgjet

Shtetet e Bashkuara shënuan këtë 24 orësh, rekordin e viktimave të kësaj vale të dytë të pandemisë. 1923 persona humbën jetën në një ditë, teksa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në mbi 256 mijë, shifra më e lartë mes vendeve të botës, rreth 20% të totalit botëror të të vdekurve nga koronavirusi.

Situata më dramatike është në Teksas, i vetmi shtet federal amerikan deri më tani që numëron mbi 1 milionë të prekur. Numri i viktimave është i lartë, pasi për shkak të fluksit të papërballueshëm në spitale, pacientëve nuk u jepet shërbimi i duhur spitalor. Morgjet janë plot, aq sa autoritetet po punësojnë të burgosurit në burgun e El Pasos për të varrimin e trupave.

Rekorde vdekjesh ditore janë shënuar edhe në Gjermani, Itali e Austri. Veçanërisht në Itali, treguesit janë se po ecet me ritme të shpejta drejt situatës dramatike të valës së parë të Marsit, kur vendi u bë vatra e dytë globale e Covid-19 pas Kinës. Ndërsa në Austri u shënuan 109 vdekje ditore, rekord për gjithë periudhën e pandemisë teksa ky vend shënon në total mbi 2 mijë viktima.

Tv Klan