21 në terapi intensive, 4 të intubuar

Koronavirusi ka shënuar një rekord të ri shtrimesh këtë të hënë. Sipas burimeve zyrtare, numri i pacientëve Covid pozitiv në dy spitalet ka shkuar në 198. Në rritje kanë ardhur në 24 orët e fundit edhe rastet e rënda.

Në reanimacion po marrin terapi intensive 21 pacientë, ndërsa janë në intubim dhe gjendje kritike për jetën 4 pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Në dy spitalet Covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësore janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negativ me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan