MSH: Shumica, raste asimptomatike

Shqipëria shënoi një rekord të ri për numrin e të infektuarve me Covid-19 brenda një dite. 34 persona rezultojnë të prekur. Më shumë se gjysma e tyre, në Krujë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës,Sic është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri”.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë asimptomatike.

“Deri në këto momente janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste,  Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve pozitive të mëparshme”.

Në Tiranë 4 personat që kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 janë3  të dënuar të burgut 313 dhe një qytetar, rast kontakti.

“Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë”.

Prej dy ditësh  kemi rritje të numrit të të shtruarve në spital, krahasuar me një ditë më parë. Të shtunën 40 pacientë rezultojnë të hospitalizuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar”.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve vijon të rritet.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403. Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID-19”

Specialistët u bëjnë  apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë distancën fizike dhe kushtet higjeno-sanitare, si e vetmja mënyrë për të shmangur infeksionin.

Tv Klan