Rekord me 7 mijë të infektuar ditor në Izrael


Rekord me 7 mijë të infektuar ditor në Izrael

10:04 25/09/2020

Situatë e vështirë edhe në Francë e Spanjë

Pavarësisht rivendosjes së karantinës në gjithë vendin, Izraeli po njeh rekorde infektimesh ditore. 24 orëshi i fundit shënoi afro 7 mijë infektime ditore, shifra më e larë e arritur deri më tani. Në karantinën e parë, shifrat e infektimeve ditore ishin 10 herë më të ulëta.

Autoritetet ashpërsuan karantinën duke urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve dhe aktiviteteve joesenciale. Deri më tani, shumë aktivitete private punonin me orare të kufizuara.

Pranë rekordeve ishin infektimet ditore në Francë, ku u regjistruan më shumë se 13 mijë raste të reja në 24 orët e fundit. Autoritetet franceze vendosën që prej të hënës, të gjitha baret dhe restorantet të mbyllen jo më vonë se ora 22:00. Autoriteteve të qyteteve të mëdha u jepet e drejta të përcaktojnë edhe orare më të hershme.

Ndërsa në Madridin e bllokuar në karantinë që prej nisjes së kësaj jave, ka mungesë të theksuar të stafit mjeksor. Autoritetet kanë kërkuan me urgjencë personel shtesë nga qytete të tjera. Deri më tani Covid-19 u ka marrë jetën mbi 982 mijë personave, mes 32.1 milionë të prekurve në gjithë globin.

Tv Klan





Të ngjashme