

Rekord në ndeshjen e femrave
El Clasico në Champions ndiqet nga 91,553 spektatorë
Barcelona fitoi edhe El Clasico e kthimit në Champions League e femrave, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Një përballje ku skuadra katalanase triumfoi me rezultatin 5 – 2, përpara 91,553 shikuesve të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”.
Një rekord botëror për një përballaje në futbollin e femrave. kjo bëri që të kalohej një rekord 23 vjeçar, pasi finalja e Kupës së Botës të femrave në vitin 1999 mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës u ndoq nga 90,195 spektatorë në stadiumin “Rose Bowl” të Pasadenas në Kaliforni.
Zakonisht vajzat e Barcelona i luajnë ndeshjet në stadiumin “Johan Cruyff” ku mesatarja sezonale është 2,938 tifozë. Ndoshta ecuria e skuadrës së femrave ka nxitur mbështetësit të shkojnë të shumtë në përballjen e Champions League. Barcelona është kampionia në fuqi e Europës.
Tv Klan