Portugezi 50 ndeshje te Tottenham, 81 pike

Skuadra angleze e Tottenham Hotspur nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Humbja ndaj West Ham ka rritur presionin te trajneri Zhose Murinjo. Portugezi ka edhe ecurinë më të keqe të karrierës në stolin e tyre.

Humbja e derbit ndaj West Ham ka shtuar presionin tek trajneri i Tottenham Hotspur, Zhose Murinjo.

Pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit kanë ulur ritmin e skuadrës londineze, që pak nga pak po largohet nga objektivat e fillim-sezonit.

Përballja me West Ham ishte e 50-ta për Zhose Murinjon në Premier League angleze, në krye të skuadrës së Tottenham, duke regjistruar edhe kuotën e pikëve më të ulëta në gjithë karrierën e tij si trajner profesionist.

Në këtë periudhë kohore, portugezi ka marrë vetëm 81 pikë, duke qenë sezoni më i dobët për Murinjon.

Kur trajneri portugez mori drejtimin e Chelsea në vitin 2004, blutë grumbulluan 126 pikë në 50 ndeshjet e tij të para. Kjo është 45 pikë më shumë se sa ai ka arritur në të njëjtën fazë në krye të “gjelave”.

Kjo formë e Tottenham është më e dobët se ajo e Manchester United nën drejtimin e Murinjos në 50 sfidat e para të portugezit. Në stolin e “djajve të kuq”, Portugezi mori 95 pikë, ose e thënë ndryshe 1.9 për ndeshje, ndërsa kjo mesatare në stolin e Tottenham është vetëm 1.62 pikë.

Klan News