Në 24 orë humbën jetën 4 persona

Vijon të përkeqësohet situata me koronavirusin në Kosovë. Në 24 orët e fundit ka vendosur një tjetër rekord negativ, teksa shënuar plot 214 raste të reja me Covid, duke e çuar numrin total të të prekurve në 4 100 persona.

Rastet më të shumta janë nga komuna Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës.

Ndërkohe që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 viktima të tjera, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 86. Kjo situatë ka detyruar qeverinë e Kosovës të miratojë vendimin për ndalimin e lëvizjes në disa komuna në veri të vendit gjatë natës.

Tv Klan