Athina dhe Selaniku në shtetrrethim, të larta infektimet në Itali e Gjermani

Ritmet e infektimeve ditore në Francë po arrijnë nivelet e vendeve me popullsi të mëdha. Këtë 24 orësh, në Francë u thye një rekord i ri infektimesh ditore prej mbi 41 mijë rastesh. Nivele të tilla infektimesh ditore i kanë arritur vetëm 3 vendet që kryesojnë listën globale të të infektuarve si Shtetet e Bashkuara, India e Brazili, me popullsi të paktën 4 herë më të madhe.

Krahas 9 qyteteve të mëdha përfshirë Parisin, gjendja e shtetrrethimit nga ora 11 e natës deri në 6 të mëngjesit do të shtrihet edhe në 36 qytete të tjera. Më shumë se 2/3 e popullsisë së Francës është prekur nga masa e shtetrrethimit, që megjithatë duket se nuk ka dhënë ende efektet e pritshme. Karantina kombëtare është tashmë një mundësi e papërjashtuar. Me gati 900 raste ditore infektimesh, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë edhe autoritetet greke shpallën shtetrrethimin në Athinë si vatra e Covid-19 në vend nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.

Edhe Italia vijon të thyejë rekorde infektimesh ditore, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan mbi 16 mijë raste të reja. Masa hyn në fuqi nga e shtuna dhe do të qëndrojë për disa javë. Rekorde ka shënuar edhe Gjermania më mbi 11 mijë raste.

Tv Klan