Federata angleze kërkesë qeverisë, kërkojnë në “Wembley” mbi 90 mijë tifozë

Pandemia e Covid-19 po shkon drejt fundit në shumicën e vendeve europiane. Njëmbëdhjetë qytete po përgatitet për të mirëpritur turneun më të rëndësishëm, Euro 2020, me UEFA-n që ka kërkuar prej tyre me domosdo prezencë tifozësh.

Por Federata Angleze shkon akoma dhe më larg, ku përveç 30 % të kapacitetit, limitit të vendosur nga UEFA dëshiron që në ndeshjet që do luhen në stadiumin “Wembley” të ketë më shumë se ky limit.

Në një letër drejtuar qeverisë britanike, Federata Angleze ka kërkuar që sfidat që do zhvillohen në këtë impiant do luhen me prezencë të 27 mijë tifozëve. Madje, finalja e programuar për t’u zhvilluar në kryeqytetit anglez do tentohet të luhet me rreth 90 mijë tifozë.

Klan News