Portugalia ka regjistruar sot një numër rekord vdekjesh nga COVID-19, ndërsa në spitale duket se situata është alarmante. Qeveria Portugeze po përballet me shumë kritika për përballimin e situatës së COVID, por sërish ka prezantuar masa të tjera për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Por edhe pse në fuqi vijojnë të jenë masa kufizuar, sërish sot u regjistruan 167 viktima në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e viktimave në 9,028 që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, tha se  të gjithë duhet të zbatojnë rregullat kundër COVID dhe të mos mendojnë se nuk do të infektohen.

Sipas rregullave të reja, të gjithë sugjerohen që të punojnë nga shtëpia dhe nëse nuk është e mundur një gjë e tillë do të kenë leje të posaçme për të punuar. Po ashtu nuk do të lejohen udhëtimet midis komunave gjatë fundjavës.

Portugalia tashmë numëron 664 pacientë me koronavirus në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacienti që mund të përballojnë spitalet është 672. Ndërkohë dhe rastet e reja janë rritur, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 6,702 pacientë të rinj duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë në 556,503./tvklan.al