Rekord viktimash ditore në Maqedoninë e Veriut



Rekord viktimash ditore në Maqedoninë e Veriut

22:38 02/04/2021

50 humbje jete dhe 1320 raste të reja

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rekord të frikshëm të viktimave si pasojë e COVID-19. Regjistrohen 50 viktima, numër ky më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë. Madje 19 pacientë që kanë humbur betejën me koronavirusin janë nga Shkupi. Viktima në moshë më të re është një 46-vjeçar, kurse shumica janë të moshës mbi 70 vjeç.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi shkon në 3.860. Evidentohen edhe 1.320 raste të reja duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të infektimeve në Maqedoninë e Veriut në 132.740 kurse janë 20.683 raste aktive.

Sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut është nën presion të lartë, kurse spitalet covid, dita ditës po mbushen. Sipas MSH-së, nëpër covid-qendrat e vendit mjekohen 1.720 pacientë, kurse raportohet se janë të lirë rreth 240 shtretër.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Shkupit janë hospitalizuar 87 pacientë të rinj, kurse numri I përgjithshëm që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit është 686 pacientë, një pjesë e madhe e tyre trajtohen me oksigjeno-terapi.

Klan Macedonia







Të ngjashme