284 të infektuar të rinj, rriten pacientët në spitale

Janë 7 pacientët, që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë. 2 prej viktimave janë personel shëndetësor, një infermiere 50-vjeçare nga Elbasani dhe një mjek 64-vjeçar nga Lushnja. Të tjerët janë një 61-vjeçare, një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana, një 78-vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.

487 është numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore raportuan për 284 raste të reja të zbuluar në 1278 testime, ndërsa vatra kryesore mbetet Tirana.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i pacientëve që po marrin trajtim të specializuar spitalet Covid shënoi rritje. 285 pacientët aktualisht në këto struktura, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. 103 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e atyre që e kanë fituar betejën me Covid-19 në 10808, ndërkohë që mbeten ende 8434 raste aktive në vend.

Tv Klan