90 mijë vatra kanë dalë nga kontrolli

Duket sikur vijnë nga një planet tjetër, këto pamje të xhiruara në zonat pranë vatrave të zjarrit që kanë përfshirë rajonet lindore të Australisë.

Gjithçka ka marrë nuancat e ngjyrës portokalli, pasi tymi masiv i krijuar nga flakët pengon depërtimin e dritës së diellit. Në shtetin federal të New South Wales numërohen të paktën 90 vatra të mëdha zjarri, që përceçse kanë shkrumbuar pyjet, po u rrezikojnë jetën mijëra banorëve.

Më e vështirë paraqitet situata në Port Macquarie, ku flakët kanë rrethuar disa zona të banuara, duke vështirësuar evakuimin e banorëve. Deri më tani nuk flitet për viktima.

Autoritetet kanë angazhuar mbi 1 mijë zjarrfikës dhe 70 avionë për shuarjen e flakëve. Por shuarja e tyre është thuajse e pamundur për shkak të thatësirës, temperaturave të larta 35 gradë Celcius dhe erërave të forta, pasoja këto edhe të ndryshimeve klimatike sipas ekspertëve.

Tv Klan