“Be the one” do të ishte suksesi i parë i Dua Lipës, për t’i hapur rrugë rritjeve të saj profesionale të njëpasnjëshme. Me 2 çmime “Grammy” të fituara, këngët e Dua Lipës kanë thyer rekorde klikimesh në mënyrë globale.

Albumi i saj i parë me titull “Dua Lipa” është tashmë një nga albumet më të suksesshme, duke arritur të shesë 3.5 milionë kopje në gjithë botën.

Ka qenë vetë 23-vjeçarja, e cila ka shpërndarë një foto të “Music News Facts”, të cilët përveç numrit të shitjeve veçojnë edhe që “Dua Lipa” është albumi i parë i realizuar nga një femër, që hyn në histori me 10.5 miliardë klikime. Ndërsa “IDGAF” dhe “New Rules” janë kthyer në hite të padiskutueshme.

Tv Klan