Një ndër serialet më të ndjekura në mbarë botën, “Game of Thrones” jo vetëm ka thyer rekorde shikueshmërie, por dhe në pjesën e organizimit të tij. Në prag të sezonit të tetë dhe të fundit, janë zbuluar disa fakte mjaft interesante, përsa i përket prapaskenave të tij. Si për shembull, të gjitha sezonet në total janë ndjekur nga 32.8 milionë shikues.

Për të krijuar skenat sa më afër reales, është përdoruar rreth 15 mijë litra gjak, ndërsa për armët është dashur 1.5 ton metal, për ti krijuar. Gjithashtu janë përdorur gati 21 mijë qirinj, për të krijuar skenat të cilat do të krijonin botën virtuale të tij. Përsa i përket kastit të protagonistëve, janë krijuar 12 mijë paruke, për t’ju përshtatur roleve.

Tashmë prej 9 vitesh që transmetohet, filmi ka sjellë një revolucion në kinemtaografi dhe televizion. Ai është nominuar 132 herë dhe ka fituar 47 çmime “Emmy”. Përgjatë këtyre viteve seriali ka pësuar ndryshme nga më të ndryshmet për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit.

Klan Plus