Të shumtë janë ata futbollistë që do ta kishin ëndërr të luanin një ndeshje në Champions League, qoftë edhe një pjesë të vetme, për të thënë që kanë përjetuar atë emocion. Por një lojtar i vetëm në histori ka arritur të luajë për 20 vite radhazi në këtë garë për klube.

Iker Casillias që prej debutimit të tij në 1999 është i pranishëm çdo vit. 37 vjeçari spanjoll, portier i Portos kaloi edhe Ryan Gigs, i cili u ndaj në kuotën e 19 viteve.

Aventura e Casillas filloi më 15 Shtator të ’99 në Greqi kur Real Madrid luante kundër Olympiacos. Që prej atëherë ka luajtur në nivelin më të lartë kontinental për klube. Por nuk mbaron me kaq. Casillas është portieri më i ri një moshë që ka fituar Champions, në vitin 2000.

Atëherë ishte 19 vjeç. Me takimin ndaj Shalke 04 ai regjistroi 172 prezenca në këtë kompeticion. Duket se ky rekord i fundit do të vazhdojë të thellohet.

Tv Klan