Harry Kane realizoi tripletë në klasiken e tij të parë në Bundesligë.

Bajern Mynihu fitoi në “Iduna Park” 4-0 kundër Borusia Dortmund.

Kapiteni i Anglisë që u mor për 95 mln Euro nga bavarezët në verë, në dhjetë javët e para të Bundesligës, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Që prej edicionit 1988/89, kur nisën që të rregjistroheshin edhe asistet në kampionatin gjerman, asnjë lojtar nuk ka pasur të tillë performancë në dhjetë sfidat e para në Bundesligë.

Në 2019/20 Erling Haland pas dhjetë ndeshje në kampionatin gjerman kishte dhjetë gola dhe tri asiste.

Vetëm Robert Levandovski i afrohet Kejnit, pasi polaku në sezononin 2020/21 në gola dhe asist arriti shifrën 18.

Ikona e futbollit gjerman, Gerd Myler, numëronte 15 gola pas dhjetë ndeshjeve të para të sezonit 1968/69.

Në total, Kejn ka shënuar 20 gola këtë sezon, 10 prej tyre në pesë ndeshjet e tij si për klubin ashtu edhe për vendin.

Për kapitenin e Anglisë, kjo ishte tripleta e tretë në këtë vit futbollistik për bavarezët, që janë në kërkim të titullit të 12 radhazi.

Klan News