Southampton ka rënë zyrtarisht në Championship, 7 javë nga fundi i Premier League.

Humbja e fundit nga Tottenham siguroi matematikisht rënien, si vendi i fundit me vetëm 10 pikë në 31 javë.

Ivan Juric, kishte ecurinë më të dobët në Premier League, me 12 humbje të arritura në 14 ndeshje dhe vetëm 2 barazime.

Vetëm pak orë pas rënies, klubi vendosi të shkarkojë Juric nga posti i trajnerit.

Southampton vendosi rekordin negativ në Premier League, duke u bërë skuadra e parë në histori, që bie matematikisht kaq herët, ndërkohë që janë edhe shtatë ndeshje për tu luajtur.

Trajner i përkohshëm te Southampton është emëruar Simon Rusk. /tvklan.al