Sergio Ramos jo në pak raste është i urryer, për lojën e ashpër dhe këtë e di mirë Mohamed Salah, i cili u largua i dëmtuar nga finalja e Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i Real Madrid me sjelljen e tij vendosi një rekord në takimin me Roma në Ligën e Kampionëve mori të verdhin e 37 në kupat e Europës, një rekord negativ. Ai kaloi në këtë mënyrë ish-mesfushorin e Manchester United, Paul Scholes, i cili e mbylli në kuotën 36.

Sergio Ramos nuk shkon mirë me gjyqtarët dhe në Spanjë. Në La Liga gjatë karrierës së tij është ndëshkuar 165 me karton të verdhë dhe 19 me të kuq. Sergio Ramos është edhe futbollisti që ka marrë më shumë kartonë të kuq në historinë e Real Madrid, 24 të tillë.

Tv Klan