Talenti polak Kozlowski, futbollisti më i ri që luan në një evropian në moshën 17 vjeç e 246 ditë

Rekordi i anglezit Jude Bellingham si futbollisti më i ri që ka luajtur në një kampionat evropian u thye vetëm gjashtë ditë pasi ishte vendosur nga Kasper Kozlowski. Vetëm 17 vjeç e 246 ditë, polaku u fut në lojë në takimin kundër Spanjës, duke zëvendësuar Mateus Klich në minutë e 55.

Bellingham kur u aktivizua për “Tre luanët” në takimin ndaj Kroacisë, ishte 17 vjeç e 349 ditë. Talenti polak theu rekordin me 103 ditë.

Kozloëski luan në Poloni me skuadrën e vendlindjes Pogon Sçeçin. Me kombëtaren për herë të parë u aktivizua në takimin ndaj Andorrës në muajin Mars.

Ai fitoi besimin e teknikut dhe u fut si zëvendësues edhe në miqësoret e fillim muajit kundër Rusisë dhe Islandës, përpara se të luante ndeshjen më të madhe të karrierës ndaj “Furisë së kuqe”, kampione e Evropës e vitit 2008 dhe 2012.

Që në vitin 2012, Willems kishte vendosur rekordin si futbollisti më i ri, kur ai luajti në takimin hapës kundër Danimarkës në moshën 18 vjeç dhe 71 ditë. Gjithsesi, ai mban rekordin e lojtarit më të ri që e ka nisur një takim evropian nga fillimi.

Klan News