anyla buloFutja në grevë urie e mbi 30 studentëve të transferuar nga universitetet private në  universitetin e mjekësisë dhe kërkesa e tyre për  rishikim të tarifave të shkollimit mblodhi në një takim dekanët e katër fakulteteve, drejtues të rektoratit, universitetit të mjekësisë dhe një përfaqësi të këtyre studentëve.

Pas takimit zv/rektorja Anyila Bulo tha se studentët janë njohur me tarifat e regjistrimit që në momentin e transferimit ne universitetin publik.

Zv/rektorja kërkoi nga studentët të mos pengojnë procesin mësimor në universitet dhe u shpreh e hapur për bisedime me ta.

Në mbrëmje studentët u vizituan edhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Tv Klan