Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet nga remitancat. Vetëm për 9 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga emigrantët arritën në nivelin e 464 milionë Eurove, sa 5% e prodhimit kombëtar.

Por për ekspertët e ekonomisë, vlera në këto nivele e remitancave nuk do të thotë se ekonomia shqipatre nuk prodhon sa duhet. Ekspertët e ekonomisë i shohin ato të domosdoshme për familjet shqiptare, pasi zbusin varfërinë dhe shkojnë në ndihmë të shtresave që kanë nevojë për të mbijetesë.

Megjithatë Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, thotë se ka ardhur koha që dërgesat e emigrantëve të shihen si një model zhvillimi i ekonomisë shqiptare.

“Të mos gëzojmë në afatgjatë nëse rriten remitancat, por të fillojmë të ndërtojmë politika proaktive që emigrantët shqiptarë që ikin për një jetë më të mirë mund ta realizojnë suksesin e tyre edhe në një ekonomi kur vepron shteti ligjor”.

Malaj sugjeron që bankat të përqafojnë sisteme informatike të cilat të cilat kanë kosto më të lira për trasnafertat bankare dhe ulin informalitetin në këto dërgesa.

“Në mënyrë graduale, duke aplikuar teknologjitë e reja dhe ky është dhe rekomandimi i bërë nga institucionet financiare ndërkombëtare që të ulin kostot e tyre dhe të arrijnë t’i shërbejnë çdo klienti potencial në çdo cep të botës. Paraja që vjen jashtë sistemit bankar nuk ndihmon në një zhvillim më të mirë të familjeve të tyre, vetëm për mbijetesë”.

Vitin që shkoi remitancat arritën në nivelin e 615 milionë Eurove, por pavarasisht kësaj Shqipëria e ka koston e dërgesave 2.2% më të lartë se mesatarja e rajonit.

 

Tv Klan