Trajneri do të marrë drejtimin e kombëtares franceze për femra me Kupën e Botës që nis në Korrik

Herve Renard dha dorëheqjen si trajner i Arabisë Saudite e do të ulet në stolin e përfaqësueses së femrave të Francës, përpara fillimit të Kupës së Botës.

Francezi 54-vjeçar u emërua si trajner i kombëtares saudite në Korrik 2019 dhe udhëhoqi vendin drejt një fitoreje të madhe 2-1 ndaj Argjentinës, që më pas fitoi Kupën e Botës në Katar 2022.

Federata Saudite e Futbollit lajmëroi ndërprerjen e bashkëpunimit dhe i uroi teknikut të tjera suksese.

Federata Franceze e Futbollit shkarkoi Korin Diakre në fillim të muajit Mars, pasi kapitenia Uendi Renard tha se nuk do të luante në botërorin që nis në verë, nëse trajnerja do të mbetej në stol.

E renditur në vend të pestë në botë, Franca do të kërkojë të fitojë Kupën e saj të parë të Botës në eventin që organizohet nga Australia dhe Zelanda e Re nga 20 korriku deri në gusht. 20.

Ndërkohë që te Arabia Saudite, trajneri i ri pritet që të emërohet në muajin Qershor.

Klan News