Renato Sanches, ylli më i ri i futbollit portugez, i blerë për 35 milionë euro, plus 4.5 bonus, nga Bajerni i  Mynihut, ka datëlindje të falsifikuar.

Denoncimi vjen nga Guy Roux, një nga figurat më të shquara të futbollit francez, i cili pretendon se ish-mesfushori i Benfikës nuk është 18 por 24 vjeç.

“Renao thotë se është 18 vjeç, por unë mendoj se duhet hetuar rreth së shkuarës së tij, pasi data e tij e lindjes është deklaruar disa vite më vonë, pra ajo e regjistruara nuk është e saktë. Mund t’ju siguroj se është 23 apo 24 vjeç”, tha ish-trajneri legjendar i Okserit për televizionin spanjoll “Dolce Sport”.

Sipas certifikatës së lindjes, Renato Sanches lindi më 18 gusht 1997 në Lisbonë. Por e përditshmja spanjolle “As” shkruan se futbollisti me origjinë në Bregu i Gjelbër është regjistruar në gjendje civile 5 vite me vonesë për shkak të problemeve familjare dhe divorcimit të prindërve të tij. /TV KLAN