Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin Laç – Milot paraditen e sotme.

ABC News raporton se viktima është Zenel Hysa 52 vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e tij. Kjo e fundit është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se çifti po udhëtonte me motor dhe u përplasën me një kamion trailer.

Shkaqet janë të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Grupi hetimor është duket punuar për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Sot, rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotorr me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i cikolomotorrit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasia Sh.H. pasagjerere në ciklomotorr e cila është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al