Të pyetur për rëndësinë e raporteve ndërkombëtare, grup misioni i dërguar nga OSBE/ODIHR për monitorimin e procesit zgjedhor në vendin tonë, pohon se në vendin tonë këto raporte shihen me rëndësi të madhe.

Sipas koordinatores së posaçme të vëzhguesve, Karimi, këto raporte janë vlerësuar nga shqiptarët. Ajo që duhet bërë sipas saj është të merren për bazë e të bëhen ndryshimet e nevojshme.

“Ndoshta mund të përgjigjem pak në fakt sa i përket raporteve. Po, kjo është shumë e rëndësishme kjo që thoni. Në fakt ne e kemi vendosur në raportin tonë. Ajo që është shumë e rëndësishme, e do doja ta them e ta theksoj, pra këto raporte, e unë shpresoj në fakt që edhe ju vetë, edhe ju gazetarët të shkruani gjërë e gjatë. Në fund këto janë për popullin shqiptar, që do të thotë partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, kushdo që ndjen detyrën. Demokracia në fund të fundit është e rëndësishme për këdo. Të gjithë duhet t’i marrin këto raporte e në fakt të veprojnë mbi bazën e tyre raporteve. Për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Se në fund të fundit ne jemi vëzhgues, por masat, veprimet, duhet të bëhen nga ky vend, nga këtu. Më duhet të them se ajo që unë pash, ishte që njerëzit madje dhe përfaqësuesit e partive politike e marrin shumë seriozisht faktin që jemi këtu”, tha ajo.

/tvklan.al